Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit
                            Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës. Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. “Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë...