SHBA-ja dhe Irani pajtohen për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar që të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin. Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit. I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë. SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë. Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u...