Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama për kandidaten nga komuniteti rom në listën e PS: Edhe nëse s’do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Korça për mbështetjen që ai dhe qeveria e tij ka planifikuar në mandatin e ardhshëm për t’i dhënë grave. Rama është ndalur të kandidatja e Delvinës, Ina Majko, për të cilën ka thënë se është shumë krenar që ka zgjedhur ta ketë në listën e Vlorës. Kreu i socialistëve njofton se dhe nëse Majko nuk do jetë pjesë e Kuvendit do jetë pjesë e qeverisë. “Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një candidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e...