Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Shehu në Gjirokastër: Nga 11 Maji, PD do të nisë zbatimin e programit mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare
                            Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka zhvilluar një takimi me gra të këtij qyteti. ”Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit, një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare”, shkruan Shehu në një postim në facebook. Postimi i plotë Sot me Aidën, duke pirë kafen e mëngjesit me zonjat e nderuara të këtij qyteti kaq të veçantë. Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit, një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare. Ky është vetëm një hap në drejtim të fuqizimit ekonomik të familjeve shqiptare. Po ashtu, jemi të përkushtuar në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, që çdo familje të ndjejë realisht ndryshimin në jetën e përditshme.