Nën hetim për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit

Nën hetim për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar tre pasuri të Ilber Domit, i cili është nën hetim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve luftarake. Domi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, dhe hetimi ka zbuluar se të ardhurat e tij nuk përputhen me vlerën e pasurive që ka krijuar. Prokuroria konstatoi se këto pasuri janë rezultat i veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogës dhe kërkoi sekuestrimin e tyre në bazë të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Gjykata miratoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme të Domit: Një truall prej 850 m² në Zall Herr, Tiranë Një apartament me sipërfaqe totale 113.8 m² Njësi me sipërfaqe 98.8 m², si dhe dy poste parkimi Hetimi pasuror...