Kievi: 90% jemi dakord me planin e paqes të presidentit Trump

Kievi: 90% jemi dakord me planin e paqes të presidentit Trump

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov u tha zyrtarëve amerikanë se Kievi është 90 për qind dakord me planin e paqes të presidentit amerikan, Donald Trump të paraqitur në Paris këtë javë, raporton ”New York Post”, duke cituar një zyrtar të lartë të Uashingtonit. Pyetja tani është nëse Moska do t’i bashkohet apo jo planeve të paqes të liderit amerikan. “Javën e ardhshme në Londër, ne duam të marrim një vendim për një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës”, tha zyrtari. ”Qëllimi më pas është që të kemi diskutime me rusët dhe më pas të themi se kjo është oferta juaj më e mirë dhe përfundimtare”, theksoi Umerov. Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina pritet të kryejnë edhe sot një shkëmbim të të burgosurve të afro 500 të...