Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, ja pistat ku po përqendrohet policia
Policia e Tiranës pavarësisht se nuk ka prova, ka krijuar bindjen se shënjestër e sulmit me armë zjarri dy ditë më parë në Lundër, nuk ishin 4 personat që po lëviznin me automjetin “Gclass”. Kjo bindje përforcohet akoma dhe më shumë nisur edhe nga deklarimet e marra, por edhe nga informacionet të siguruara mbi babain e dy fëmijëve të mitur që si pasojë e plagëve, janë nisur drejt Romës për mjekim të specializuar. Për të zbuluar mbi shënjestrën e sulmit hetuesit, kanë nisur me verifikimin e automjeteve “G-Class” pronarët e të cilëve jetojnë në zonën rezidenciale të Lundrës. Ky hetim do të konsistojnë në marrjen në pyetje të këtyre personave, që në atë orë mund të kenë frekuentuar atë segment rrugor. Me anë të kësaj...