411 milionë euro drogë e sekuestruar/ SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut, 16 persona nën hetim! Ja në cilat shtete shtrihej

411 milionë euro drogë e sekuestruar/ SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut, 16 persona nën hetim! Ja në cilat shtete shtrihej

SPAK ka goditur një rrjet ndërkombëtar droge, ndërsa 16 persona janë vënë nën hetim. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni...