“Nëse vdes, dua të jetë një vdekje që dëgjohet fort”/ Vritet pak ditë para dasmës fotoreporterja në Gaza

“Nëse vdes, dua të jetë një vdekje që dëgjohet fort”/ Vritet pak ditë para dasmës fotoreporterja në Gaza

Si një fotoreportere e re që jetonte në Gaza , Fatima Hassouna e dinte se vdekja ishte gjithmonë në prag. Teksa kaloi 18 muajt e fundit të luftës duke dokumentuar sulmet ajrore, prishjen e shtëpisë së saj, zhvendosjen dhe vrasjen e 11 anëtarëve të familjes, gjithçka që ajo kërkoi ishte që të mos lejohej qe e gjithë kjo të shkonte në heshtje. “Nëse unë vdes, dua një vdekje të zhurmshme. Unë nuk dua të jem thjesht lajm i fundit, ose një numër në një grup, dua një vdekje që bota do ta dëgjojë, një ndikim që do të mbetet në kohë dhe një imazh të përjetshëm që nuk mund të varroset nga koha apo vendi”, shprehej ajo. Të mërkurën, vetëm disa ditë para dasmës së...