Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas dy seancave të dështuara mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për konstituimin, betimi i deputetëve i pasigurt dhe sot
Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve politike. Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës. Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse do të...