Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet para prokurorëve nëna e autorit: Më dukej si demon, u tremba

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet para prokurorëve nëna e autorit: Më dukej si demon, u tremba

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha “nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë….E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua”. Kështu u rrëfye Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë shqiptaren Ilaria Sula në Romë, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill. Mediat italiane bëjnë të ditur se gruaja po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. “I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami…mami!!’”, shpjegoi Nors Man Lapaz, duke rrëfyer atë që ndodhi më 26 mars në banesën në lagjen afrikane. Ajo shtoi se “pashë një grua me fytyrën përtokë (Ilaria Sula). I thashë “dashuri, çfarë...