‘Me 200 milionë euro garantojmë pension minimal 300 euro në muaj’, Shehaj: Kur shteti thotë nuk ka para, gënjen

‘Me 200 milionë euro garantojmë pension minimal 300 euro në muaj’, Shehaj: Kur shteti thotë nuk ka para, gënjen

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lëvizje simbolike për të qenë pranë qytetarëve të zakonshëm, mori për një ditë rolin e një punonjësi në një supermarket në Tiranë. Nga kasa, ai denoncoi si gënjeshtër pretendimin e qeverisë se “nuk ka para” për rritjen e pensioneve. Shehaj theksoi se me një shtesë prej 200 milionë eurosh nga buxheti i shtetit, mund të garantohet një pension minimal prej 300 eurosh për çdo pensionist në vend. “Të rritësh pensionet me 10% në vit, kushton vetëm 100 milionë euro. 100 milionë euro ka marrë vetëm Beqaj. T’ia çosh nga 100 në 200 euro, kushton vetëm 100 milionë euro të tjera. Me 200 milionë euro, të ardhurat e pensionistëve kalojnë në 300 euro”, – deklaroi Shehaj.