“Po si ta hapnim, me zi? Të qanim me oi?” Rama ironizon kritikuesit për hapjen e fushatës së PS: Po kur thonë tallava, këta aristokratët!

“Po si ta hapnim, me zi? Të qanim me oi?” Rama ironizon kritikuesit për hapjen e fushatës së PS: Po kur thonë tallava, këta aristokratët!

Edi Rama ka ironizuar kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur thanë se e hapi me këngë e valle. Nga njësia numër 6 në kryeqytet, Rama nuk i kurseu batutat dhe ‘thumbat’ ndaj kundërshtarëve, duke thënë se PS dëgjon tallava, ndërsa ata janë aristokratë që dëgjojnë Beethoven. “Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që dëgjojnë Beethoven. E na duhet që burrat që janë gjysma e mirë, bashkë me shumicën e grave e vajzave dhe jemi në rregull. Një gjë...