“Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

“Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij po shqyrtojnë shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nga posti i tij , tha sot këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të shqyrtojnë çështjen e shkarkimit të Jerome Poëell”, u tha gazetarëve drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett  ndërsa Donald Trump ditët e fundit ka përsëritur sulmet e tij ndaj shefit të Fed mbi politikën e tij të normave të interesit. Në deklaratat që bëri për gazetarët gjatë takimit të tij me Giorgia Meloni, presidenti amerikan tregoi se ai beson se ka autoritetin për të hequr Powell nga posti i tij. “Ai do të largohet. Ai do të largohet prej andej”, tha Trump në Zyrën...