40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore
Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për energjinë bërthamore, të njohur si “Ligji Pichetto”, duke i hapur rrugë qeverisë për hartimin e një kuadri të ri ligjor për përdorimin e energjisë bërthamore në Itali. Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime. Votimi shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të përmbushur objektivat klimatike. Megjithatë, miratimi i ligjit nuk do të thotë se Italia mund të nisë menjëherë ndërtimin e reaktorëve të rinj. Projektligji, i miratuar më parë edhe nga Dhoma e Deputetëve, krijon kuadrin ligjor për teknologjitë bërthamore të brezit të ri. Ai i jep qeverisë 12 muaj kohë për të hartuar aktet zbatuese që do të...
Burimi:
javanews.al