Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
’40 vjet kundër shtetit’/ PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi
Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) do të mbajë një ceremoni të premten për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve. Procesi i çarmatimit do të nisë nën masa të rrepta të sigurisë dhe pritet të zgjasë gjithë verën. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshëndetur këtë veprim duke e përshkruar si "shkatërrim total dhe hedhje tutje të prangave të përgjakshme që iu vunë këmbëve të vendit tonë". Rreth 40.000 njerëz janë vrarë prej nisjes së konfliktit, ndërsa PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëri...