40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

Një 40-vjeçar u arrestua në Itali për sulm seksual, rrëmbim dhe grabitje. Të enjten në mbrëmje, dy vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeç po ktheheshin në shtëpinë kur një burrë iu afrua në ashensor. Pasi priti që dy vajzat të hapnin derën e apartamentit, 40-vjeçari i kërcënoi me një kaçavidë, duke i mbyllur brenda, sipas medias vendase. Nën kërcënimin e kaçavidës, ai i detyroi dy të miturat të kryenin akte seksuale dhe të pinin alkool. I frikësuar nga kthimi i prindërve, 40-vjeçari iku pasi u vodhi telefonat celularë dhe disa sende me vlerë. Kërkimi për burrin filloi menjëherë dhe karabinierët e gjetën atë duke ecur në rrugë.  40-vjeçari ishte tashmë i njohur për forcat e rendit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën telefonat celularë dhe sendet e vjedhura, si dhe kaçavidën e përdorur dhe disa lidhëse kabllosh....