4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi: Javanews.al