4 policë e mbajnë, shefi i civilëve e godet me grusht në stomak/ Avokati Altin Goxhaj dhunohet në rrugë
Avokati Altin Goxhaj, është dhunuar me grushta në mes të rrugës nga narkopolicia e Edi Ramës. Nga pamjet e transmetuar online, dallohet avokati Goxhaj, i kapur nga 4 policë, 2 me uniforma dhe 2 të tjerë civilë, ndërkohë që goditet me grusht në bark nga një shef polic i veshur civil! Kjo dhunë barbare dhe joproporcionale e ushtruar nga narkopolicia ndaj një avokati dhe aktivisti si Altin Goxhaj, tregon se agresioni i sotëm ndaj protestuesve ka qënë i urdhëruar.
Burimi:
syri.net