Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
4 muaj pa Kuvend/ Minxhozi: Kosova rrezikon të mbetet jashtë “trenit të historisë”, shkak papërgjegjshmëria politike
👁4052
Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, ngriti shqetësimin për papërgjegjshmërinë e klasës politike kosovare në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Duke iu referuar një paralajmërimi historik të ish-presidentit amerikan Bill Klinton për domosdoshmërinë e kapjes së momenteve të favorshme diplomatike, Minxhozi theksoi se dështimi i institucioneve në Prishtinë për të formuar Kuvendin, edhe pas disa muajsh nga zgjedhjet, reflekton një mungesë serioze të vetëdijes politike. Ai paralajmëroi se një sjellje e tillë në kushtet aktuale të sanksioneve ndërkombëtare dhe tensioneve me Serbinë, rrezikon të lërë Kosovën jashtë zhvillimeve strategjike, në një kohë kur...