4 milionë euro dëm, goditet skema e Call Center-ave, SPAK pjesë e operacionit të Eurojust

4 milionë euro dëm, goditet skema e Call Center-ave, SPAK pjesë e operacionit të Eurojust

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, ku morën pjesë autoritetet e shtatë shteteve, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar mbi 100 servera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. Sipas autoriteteve, dëmi financiar i shkaktuar nga skema e mashtrimit përllogaritet në më shumë se 4 milionë euro. Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet përmes një platforme online, por nuk kishte mundur të tërhiqte fitimet e premtuara. Dyshohet se rrjeti përdorte platforma që paraqiteshin si shërbime legjitime investimi, duke u ofruar viktimave fitime të larta dhe të shpejta...