Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
4 korriku, festa e Pavarësisë së SHBA/ “Shans” për të lënë mënjanë dallimet politike!
Festa e 4 korrikut që kremton Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane: paradat, gatimet në ambjent të hapur shoqëruar me birrë të ftohtë, dhe fishekzjarret. Në këtë datë të vitit 1776 Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe. Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Festimet megjithatë do të bëheshin pjesë e kulturës së përbashkët vetëm pas luftës së vitit 1812. Sipas Bibliotekës...