4.7 miliardë lekë borxh në tatime! Detyrimi i krijuar në maj, reagon drejtoria e përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet

4.7 miliardë lekë borxh në tatime! Detyrimi i krijuar në maj, reagon drejtoria e përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet

4.7 miliardë lekë detyrime të papaguara janë evidentuar nga administrate tatimore në muajin muaj nga të gjithë individët dhe bizneset të cilët nuk i kanë shlyer në kohë. Rritja e borxhit tatimor si pasojë e detyrimeve të pashlyera nga tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore ka nxjerrë së fundmi Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve në një tjetër vendim drejtuar subjekteve në vend. “Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore!”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Mungesa e likuiditetit të subjekteve, kontrollet tatimore por dhe pritshmëritë për një paqe fiskale por dhe faljesh borxhesh edhe në muajin zgjedhor kanë ndikuar në...