Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Paketa e Dhembshurisë do zbatohet në 100 ditët e parë”/ Gjekmarkaj në Kurbin: PD është garancia për mbarë Shqipërinë
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me qytetarët dhe tregtarët e Kurbinit, ku akuzoi qeverinë aktuale për braktisjen e komunitetit dhe mungesën e mbështetjes ndaj atyre që përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike. Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj u shpreh se “pushteti në ikje nuk i mbështeti kurrë” qytetarët, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është gati të sjellë një ndryshim të prekshëm në 100 ditët e para të qeverisjes së saj përmes “Paketës së Dhembshurisë”. Ai tha se kjo paketë do të japë një impakt të menjëhershëm në çdo familje shqiptare, duke nisur me rritje reale të të ardhurave dhe përmirësim të kushteve të jetesës. Programi ekonomik dhe social i PD-së parashikon një pension minimal prej...