Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën, do të mbahet më 23 prill! Ç’ndodhi gjatë seancës në GJKKO
Gjyqi paraprak për dosjen “Partizani” është shtyrë për në datën 23 prill. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të akuzuarit Fatmir Bekteshi, Xhimi Begeja dhe avokatët e Jamarbër Malltezit kërkuan në gjykatë pushim pafajësi dhe pavlefshmëri provash. Nga ana tjetër Luan Hasneziri do të paraqesë prapësimet. Avokati i Andia Pustinës kërkoi pushim të çështjes. “Kërkimet kanë të bëjnë me pavlefshmëri aktesh, nuk provohet lidhja shkaksore dhe pasojën. Prokuroria e ka vendosur në fabul në vitin 2024 dhe nuk u qartësua nga prokurorë as në veprimet paraprake. Akuza e pambështetur në ligj, akuza e paformuar qartë. Prokuroria nuk është e qartë me fabulën në ngarkim të saj”, ka thënë ai. Nga ana tjetër “Kontakt” kërkoi veçim të çështjes. Ndërsa për “Homeplan” mungonte avokati dhe mbrojtja....