Salianji letër të rinjve që votojnë për herë të parë: Vendi i ka sytë nga ti!

Salianji letër të rinjve që votojnë për herë të parë: Vendi i ka sytë nga ti!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar përmes një letre të hapur të gjithë të rinjve, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 Majit. Ai bën thirrje për vetëdijësim politik dhe reagim ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tij, ka minuar shanset e brezit të ri për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Letra e plotë e Salianjit: Letër votuesit për herë të parë! Me gjithë plakjen e popullsisë, kryesisht për shkak të emigrimit, sërish rreth 115 mijë të rinj votojnë për herë të parë pas 22 ditësh. Kjo grupmoshë që ishte deri para një dekade dominante, 18 deri në 20 vjeç, edhe pse është rrudhur ka jo vetëm numrat e nevojshëm për të vendosur drejtimin e Shqipërisë, por dhe...