Hamasi refuzon zyrtarisht ofertën izraelite për armëpushim: Po përpiqen të mbulojnë axhendën e tyre politike

Hamasi refuzon zyrtarisht ofertën izraelite për armëpushim: Po përpiqen të mbulojnë axhendën e tyre politike

Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të Izraelit për një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve, duke kërkuar një marrëveshje të plotë që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza, raporton BBC. Në një deklaratë, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya theksoi se grupi nuk do të pranojë marrëveshje të pjesshme që, sipas tij, i shërbejnë axhendës politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ai shtoi se Hamasi është i gatshëm të negociojë menjëherë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe përfundimit të luftimeve. Aktualisht, 59 pengje mbeten në robëri dhe 24 mendohet të jenë ende gjallë. Ndërkohë, Izraeli vazhdon operacionet ushtarake, duke pretenduar se...