Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rubio dhe Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio zhvilloi ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov, njoftoi Departamenti i Shtetit. Sipas burimeve, Rubio e informoi Lavrov se i janë paraqitur të gjitha kërkesat palëve që janë të përfshira për marrëveshjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë. Departamenti amerikan i shteti sipas deklaratës së saj bëri të ditur se Rubio i përcolli të njëjtin mesazh që ju përcoll delegacionit ukrainas. Kujtojmë se presindeti i SHBA-së Donald Trump përgjatë takimit që zhvilloi në Uashington me kryeministren italiane Georga Meloni, theksoi se pret një përgjigje brenda kësaj jave nga Kremlini pasi sipas tij, ‘duhet ndalen vdekjet dhe gjakderdhja’. Syri.net-SKAI.gr