Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DETAJE/ Tragjedia përsëritet në familjen e Roan Brahimit, babë e bir të ekzekutuar në atentate mafioze në prag të Pashkëve
Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve, njëri të enjten e majit 2024 dhe tjetri të enjten e prillit 2025. Një vit më parë Roan Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara ku fshihej për disa vite, në Greqi, në fillim të majit, për të festuar Pashkët me gruan dhe djalin e mitur. Por autorët e krimit e kishin vëzhguar familjen e tij, deri në ditën kur me breshëri plumbash e vrarë të riun, në sy të gruas dhe djalit. Sa i përket ekzekutimit të tij në...