Balla: Vota e diasporës peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Balla: Vota e diasporës peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur se kanë mbërritur 737 votat e para të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Mbërritën votat e para të diasporës tashmë pjesë e demokracisë shqiptare. DHL sapo ka dorëzuar 737 votat e para nga shtete të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, deklaroi Balla. Balla e cilësoi votën e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje si historike. “Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda...