Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderët e Policisë — Loja e Madhe ku Emiljano Dushaj Del Përsëri Fitues?
Kur një tender i Policisë së Shtetit me vlerë 6.6 milionë euro shpallet publikisht, qytetari i thjeshtë mund të mendojë se është fjala për rritje të sigurisë publike apo për modernizim të forcave të rendit. Por për ata që i ndjekin këto “lojëra me letra” prej vitesh, aroma e pazareve të parapërgatitura ndjehet që në rreshtin e parë të dokumentacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpallur tenderin për blerjen e pajisjeve dhe armatimit, por mënyra sesi është konceptuar procedura dhe, sidomos, kushtet teknike që kërkohen, lënë shumë pak hapësirë për konkurrencë të vërtetë. Pra, më shumë sesa garë, kemi një shfaqje me skenar të shkruar paraprakisht, ku spektatori është publiku shqiptar, ndërsa fituesit janë tashmë të zgjedhur. Kush tjetër, përveç Emiljano Dushajt?Nëse do të...