Shkullaku: Dy elementët e veçantë të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

Shkullaku: Dy elementët e veçantë të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

Gara politike për zgjedhjet e 11 Majit ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Fushata ka nisur që prej 11 Prillit dhe partitë kanë dalë në betejë për të luftuar për 140 karriget e parlamentit shqiptar.Analisti Armand Shkullaku shikon të veçantë tek këto zgjedhje dy elementë. Së pari kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha që kërkon një rikthim për herë të dytë në moshën 81-vjeçare. Së dyti, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama që kërkon të mbajë mandatin si kryeministër, sipas Shkullakut, duke u dhënë njerëzve një iluzion. “Kjo fushatë ka të veçantë ndryshe nga të tjerat dy elementë. Kemi një sfidë pothuajse të paimagjinueshme vetëm në histori mund ta kemi lexuar ose nëpër libra, një rikthim të dytë të Sali Berishës në moshën 81-vjeçare....