VIDEO/ Rama inspekton rrugën Peshkopi-Ura e Cerenecit: Dibra, tashmë veriu i kryeqytetit

VIDEO/ Rama inspekton rrugën Peshkopi-Ura e Cerenecit: Dibra, tashmë veriu i kryeqytetit

Kyeministri Edi Rama inspektoi rrugën që lidh Urën e Cerenecit me Peshkopinë, një segment i rëndësishëm që plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më tej distancën mes Dibrës dhe Tiranës. I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri dhe kryetari i bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kryeministri bashkëbisedoi po ashtu edhe me disa banorë të zonës të cilët vlerësuan investimet e qeverisë për këtë qark. ”Çfarë t’u them për dibranët, matjanët e bulqizakët, për ta paska qenë kjo punë se me Tiranën u puthitët, me Librazhdin, Pogradecin e Korçën u puthitët. Tani çfarë t’ju bëjmë më shumë”, tha Rama, ndërsa kujtoi se për shumë kohë kjo zonë ishte në izolim. ”Edhe për ata që thonë jo po pse në jug, jo në veri ju...