Të ardhura nga veprimtaria kriminale në Angli, Prokuroria e Elbasanit i sekuestron një apartament dhe dy garazhe

Të ardhura nga veprimtaria kriminale në Angli, Prokuroria e Elbasanit i sekuestron një apartament dhe dy garazhe

Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, konfiskohen pasuritë e shtetasit L.C. me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: Pasuria e...