“38.500 gra dhe vajza në familjen e madhe socialiste”, Evis Kushi: E shndërruam PS në partinë e hapur për të gjithë!

“38.500 gra dhe vajza në familjen e madhe socialiste”, Evis Kushi: E shndërruam PS në partinë e hapur për të gjithë!

Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi, në nisje të takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB, foli për hapat e saj në politikë dhe ftesën që mori nga PS. “Pranova për dy arsye sepse kuptova që suksesi i individit është i lidhur ngushtësisht edhe me jetën e fqinjit. Prandaj e vlerësova ftesën si mundësi të mirë që të bëja diçka për qytetin tim të dashur, Elbasanin. Së dyti, pranova të jepja kontributin tim modest në modelin e të bërit politik, pa urrejtje, shpifje dhe baltë, por me komunikim njerëzor dhe këtë jam përpjekur të bëj çdo ditë”, tha Kushi. Më pas, ajo tha se ka mbajtur detyra të ndryshme në PS, por më shumë rëndësi për të...