Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë
Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim tuaj ushqimor , pasi janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj. Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave: Shëndeti i kockave Niveli i ulët i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave duke përmirësuar thithjen e kalciumit dhe uljen e sekretimit urinar të kalciumit. Vetëm 1 gotë me barbunja jeshile siguron 14.4 mikrogramë vitaminë K, ose rreth...