Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Narkoshteti po shembet…”/ Berisha premton: Protesta të fuqishme kombëtare, për fitoren e merituar
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është koha për protesta kombëtare. Gjithashtu ai theksoi se narkoshteti po shembet dhe se goditjen përfundimare duhet ta marrë nga demokratët. “Kurrë ndonjëherë opozitë më sovrane Shqipëria nuk ka pasur. Tani është koha për fitoren e Partisë Demokratike. Na pret përballja përfundimtare, të organizojmë protesta më të fuqishme kombëtare dhe të arrijmë me votën tonë fitoren e merituar. Narkoshteti po shembet, por goditjen përfundimtare duhet t’ja japim ne”, tha ai. Pjesë nga fjala e Berishës: Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë.Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës...