VIDEO: Shkëndija e Tetovës ndizet në Shkup, fitore fantastike ndaj Slovan Bratislava dhe top 24 thuajse e garantuar tashmë!

VIDEO: Shkëndija e Tetovës ndizet në Shkup, fitore fantastike ndaj Slovan Bratislava dhe top 24 thuajse e garantuar tashmë!

11 Dhjetor 2025 20:39 Telesport Fitore e madhe nga Shkëndija e Tetovës që sonte ka mundur me rezultatin 2-0 në stadiumin e Shkupit skuadrën sllovake të Slovan Bratislava, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve dhe brenda top 24 të fazës së ligës së Conference League kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i grumbullimit të pikëve që do të përcaktojë kështu renditjen e përgjithshme për top 8 që futen direkt dhe më pas 16 vendet e tjera që do të shkojnë në përballje mes tyre në playoff. GOLI I 1-0 NGA SHKENDIJA – VIDEO Për kuqezinjtë e Tetovës ishte një sukses i merituar ky sonte teksa në pjesën e parë ishte një autogol i miqve në goditje këndi që i dha avantazhin...