Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
(VIDEO) Drita bie në Prishtinë dhe djeg shansin top 8, por asnjë dramë mbi playoff
Drita bie pas 4 ndeshjesh në Conference League, faza e ligës dhe e grumbullimit të pikëve. Skuadra e Kosovës pësoi humbjen e parë në garë, duke u mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar. Drita kishte një fillim të mirë, duke krijuar rastin e parë në minutën e 3-të me një harkim nga Almir Ajzeraj, por portieri i holandezëve reagoi me vështirësi dhe priti topin. Kontrolli i lojës në minutat e para i përkiste vendasve, por AZ Alkmaar ishte më efikas në shfrytëzimin e mundësive. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 0-1, duke shfrytëzuar një pasim të saktë nga Isak Jensen dhe duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës. Ndonëse Drita kërkoi penallti në minutën e 24-t, pas shqyrtimit të...