Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë. Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh. Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë. Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli. Ekspertja e njohur ndau këshillën e saj para sezonit festar. Me Krishtlindjet që po afrohen, të gjithë duam t’i kemi tenxheret dhe tiganët sa më të pastër dhe funksional për ditën e madhe. “Pastroni tiganët e djegur duke i mbushur me ujë të nxehtë dhe duke...