Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kam një mesazh nga Rusia”, Von der Leyen i mbyll gojën Vuçiçit para kamerave: Prit sa të jemi vetëm (Video)
“Kam marrë një mesazh nga Moska”.Kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç drejtuar Presidentes së KE, Ursula von der Leyen në momentin që do të bënin foton zyrtare po bën xhiron e rrjetit. Von der Leyen e ka ndërprerë menjëherë fjalën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë “le të presim derisa të jemi vetëm”, që mesazhi të mos dëgjohej në mikrofon. Mesazhi që mund të ketë marrë Presidenti i Serbisë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk dihet, ndërsa deklarata e Aleksandër Vuçiç i ka bërë të gjithë kureshtarë.