Dështimi i madh! Po luanin në Champions League, në sfond u vendos melodia e Europa League para fillimit të ndeshjes

Dështimi i madh! Po luanin në Champions League, në sfond u vendos melodia e Europa League para fillimit të ndeshjes

Programi i Champions League filloi dje me dy ndeshje në orën 6:45 pasdite dhe një situatë e pabesueshme ndodhi para ndeshjes Villarreal-Copenhagen. Lojtarët e të dy ekipeve qëndruan në qendër të fushës, gati për të dëgjuar himnin e famshëm të garës elitare. Megjithatë, në vend të melodisë së Champions League, himni i Europa League jehoi në stadium. Gabimi i papritur shkaktoi menjëherë një reagim të stuhishëm nga tifozët e Villarreal, të cilët e pritën gabimin me fishkëllima të forta. Ata nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre, sepse klubi i tyre është pjesë e Champions League, kështu që himni i gabuar dukej si një dështim serioz organizativ.Edhe vetë futbollistët ishin të hutuar, të cilët nuk mund ta kuptonin se çfarë ndodhi saktësisht në fushë dhe pse...