A do të shkarkohet Xabi Alonso? Trajneri i ri i Real Madrid e ndoqi ndeshjen kundër Manchester City nga zona VIP

A do të shkarkohet Xabi Alonso? Trajneri i ri i Real Madrid e ndoqi ndeshjen kundër Manchester City nga zona VIP

Real Madridi është ende në krizë. Ekipi i Xabi Alonsos pësoi dy humbje, së pari kundër Celtës në kampionat, tani kundër Manchester City në Champions League, çuditërisht të dyja në shtëpi dhe ekipi mbretëror fitoi vetëm tre nga nëntë ndeshjet në të gjitha garat. “Rezultatet janë ato që janë. Kjo nuk është një situatë e re për shumë trajnerë dhe ne duhet ta pranojmë atë, veçanërisht te Real Madridi. Ne duhet ta përballojmë atë” tha Xabi Alonso në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. Shumë veta tani po pyesin veten se kush do ta pasojë Alonson nëse ai shkarkohet? Media spanjolle raporton se Zinedine Zidane u shfaq në stadiumin Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes Real Madrid – Manchester City. Francezi ishte në lokacionin VIP me gruan...