Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Avokati: Drejtues i duhur, është një figurë dominante me eksperiencë të pasur
Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, vlerësoi emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të pritshme dhe të mbështetur gjerësisht. Sipas Hoxhës, Braho ka qenë “krahu i djathtë i Altin Dumanit” dhe një profesionist me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i cili e ka provuar veten në çdo detyrë. Ai theksoi se të gjithë kandidatët ishin në nivel dhe se procesi këtë herë u zhvillua pa ndërhyrje apo konfrontime ndërkombëtare, ndërsa mbështetja për Brahon ishte e qartë. Avokati e konsideroi kreun e ri të SPAK si “drejtuesin e duhur”, një figurë dominante që pritet t’i japë drejtim të ri institucionit, ndërsa vuri në dukje se rikthimi i mbështetjes së hapur të SHBA-ve dhe kohezioni mes...