Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Ai është nivel tjetër”, Guardiola ngre në qiell yllin e Real Madridit
11 Dhjetor 2025 19:12 Telesport Pep Guardiola nuk i ka fshehur lëvdatat për Rodrygo-n, pas ndeshjes së mbrëmshme në “Bernabeu”, ku Man. City fitoi 1-2 në transfertë ndaj Real Madridit. “Rodrygo është lojtar i një niveli tjetër. Ai djalë është shumë, shuëm i mirë. Jam i lumtur që është rikthyer nga dëmtimi”, tha Guardiola. Kujtojmë që Manchester City prej kohësh interesohet për yllin brazilian të Real Madridit, por me paraqitjen e mbrëmshme, vështirë që ai mund të largohet nga Real Madrid. Edhe Xabi Alonso pranoi që ka veptuar gabim me Rodrygo-n, duke i dhënë pak hapësira këtë sezon.