Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reali reagon ndaj humbjes me City-n/ Merret vendimi për Alonso
Kriza te Real Madridi është thelluar pas humbjes 1–2 në “Santiago Bernabeu” kundër Manchester City, një rezultat që ka konfirmuar rënien e ndjeshme të skuadrës në javët e fundit. Sipas mediave spanjolle, Xabi Alonso ndodhet në një moment shumë kritik të qëndrimit të tij te Real Madridi. Rezultatet negative e kanë vënë nën presion të madh, pasi skuadra ka arritur vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe ka pësuar katër humbje në pesë takimet e fundit të La Ligës. Ky bilanc ka shqetësuar drejtuesit, të cilët kanë vendosur një ultimatum të qartë. Sfidën e radhës në transfertë ndaj Alaves e konsiderojnë vendimtare për të ardhmen e trajnerit spanjoll. Nëse Real Madrid nuk arrin të marrë fitoren, shkarkimi i Xabi Alonsos mund të vendoset...