Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tre vite në arrati/ Kapet “skifter” profesionist, ja sa burg do të vuajë
Policia italiane në Verona arrestoi një 36-vjeçar shqiptar, që ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me vendim gjykate. Autoritetet thanë se ai ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg. Urdhri i ekzekutimit erdhi nga Prokuroria e Triestes dhe u ekzekutua nga anëtarët e Seksionit të Arrestimeve të Veronës. Një pjesë e dënimit është vuajtur, kurse shqiptari është akuzuar për krime të ndryshme si: vjedhje banesash dhe pranim mallrash të vjedhura të kryera midis viteve 2015 dhe 2019 në zonën e Veronës, si dhe posedim të armëve ose objekteve që shkaktojnë vepër penale, për të cilat u ngrit akuza në vitin 2022 në Trieste. Shqiptari, i njohur prej kohësh për forcat e rendit, thuhet se e filloi aktivitetin e tij kriminal më shumë...