Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK, reagon Ambasada Gjermane: Suksese, mbështetje për pavarësinë e standardeve më të larta të drejtësisë
Pjesë e urimeve për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK iu bashkua edhe Ambasada Gjermane në Tiranë. “Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodjan Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës. I uroj shumë sukses Klodjan Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë...