Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane; KLP dhe pyetjet ‘banale’ tregojnë degradimin e drejtësisë

Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane; KLP dhe pyetjet ‘banale’ tregojnë degradimin e drejtësisë

Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në emisionin “Task Force” në Syri TV, komentoi zgjedhjen e kreut të SPAK, Klodian Braho, duke e cilësuar procesin si problematik dhe të influencuar nga interesat e huaja. Ai theksoi se reagimi i Ambasadës së SHBA-së, që e shoqëroi zgjedhjen, sugjeron se kreu i SPAK pritet të mbrojë interesat e bizneseve amerikane, duke ngritur pyetje mbi mbrojtjen e interesave të bizneseve shqiptare dhe të tjera ndërkombëtare. Gazetari denoncoi gjithashtu nivelin e dobët të pyetjeve në KLP, që ai i përshkroi si banale dhe injorante, dhe kritkoi sjelljet e Klodian Brahos gjatë seancës, si marrja e gotës së ujit, të cilat sipas tij tregojnë një teatralitet banal dhe mungesë serioziteti.  Ai e vlerësoi gjithë këtë proces si një shembull të...