Kreu i SPAK/ Ambasada gjermane uron Brahon: Suksese në punën ambicioze

Kreu i SPAK/ Ambasada gjermane uron Brahon: Suksese në punën ambicioze

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodjan Braho. Në reagimin e bërë, ambasada i uron suksese Brahos dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ambasada ka shprehur dhe mirënjohjen për KLP për procesin transparent. Reagimi i ambasadës Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës. I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të...